Lufta kundër korrupsionit

Rritja e llogaridhënies dhe transparencës së qeverisjes.

Raporto

Informohu

Vepro

Çfarë është kjo platformë?

Integrity Desk Albania është një platformë e pavarur dhe e sigurt që u mundëson qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile të raportojnë problematika të qeverisjes, të kërkojnë udhëzim profesional dhe të aksesojnë informacion mbi transparencën dhe anti-korrupsionin.

Si funksionon?

Hapi 1 – Dërgo kërkesën ose Kërko këshillë

Plotësoni formularin online për të paraqitur një raport ose kërkesë për këshillë dhe përshkruani çështjen tuaj.

Hapi 2 – Shqyrtim profesional

Kërkesa juaj shqyrtohet nga stafi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) në përputhje me procedurat tona të standardizuara që mbrojnë konfidencialitetin tuaj.

Hapi 3 – Përgjigje & udhëzim

Merrni përgjigje të strukturuar, udhëzim profesional dhe kur është e nevojshme referim institucional.

Konfidencialiteti & Mbrojtja e të Dhënave

Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë mbrojtjes së informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve.

Për këtë arsye, garantojmë:

  • Ruajtje të sigurt të të dhënave;
  • ⁠ ⁠Akses të kufizuar vetëm për stafin e autorizuar;
  • ⁠ ⁠Trajtim konfidencial të informacionit personal;
  • ⁠ ⁠Mosndarje të të dhënave me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji.

Formulari i Raportimit


Pyetje të Shpeshta

Po, ju mund të raportoni në mënyrë anonime.

Nëse dëshironi të mbeteni anonim, mund të:

– Vendosni një emër që nuk ju identifikon;
– Përdorni një adresë emaili që nuk përmban emrin tuaj real.

Kjo na lejon t’ju kontaktojmë për sqarime pa zbuluar identitetin tuaj.
Nëse nuk lini asnjë formë kontakti, mund të mos jetë e mundur të kërkohen sqarime shtesë ose të ndiqet më tej rasti.

Platforma ofron udhëzim profesional dhe informacion të detajuar, por nuk zëvendëson institucionet kompetente. Ajo ndihmon qytetarët dhe organizatat të kuptojnë hapat që mund të ndjekin për të adresuar problemin dhe, kur është e nevojshme, i referon rastet pranë institucioneve përkatëse.

Platforma ofron udhëzim profesional dhe informacion të detajuar, por nuk zëvendëson institucionet kompetente. Ajo ndihmon qytetarët dhe organizatat të kuptojnë hapat që mund të ndjekin për të adresuar problemin dhe, kur është e nevojshme, i referon rastet pranë institucioneve përkatëse.

Shkelje korrupsioni konsiderohen veprime si abuzimi me pushtetin publik për përfitime personale, ryshfeti, konflikt interesi, favorizime të padrejta, ose çdo veprim tjetër që cenon integritetin dhe transparencën institucionale.

Për më shumë informacion mbi kuadrin ligjor dhe rregullator, ju lutemi referojuni Bibliotekës së Burimeve.

Çdo qytetar, organizatë ose palë e interesuar mund të paraqesë një ankesë apo denoncim për raste të dyshuara korrupsioni.

Një denoncim duhet të përfshijë përshkrimin e ngjarjes, datën dhe vendin, personat ose institucionet e përfshira, si dhe çdo provë ose informacion mbështetës.

Pas dorëzimit të një ankese ose raporti, rasti merret nga ekipi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH).

Procesi përfshin:

  • Regjistrimin dhe konfirmimin e pranimit të raportit.
  • Vlerësimin fillestar për të përcaktuar nëse rasti hyn në fushën e platformës.
  • Analizimin e informacionit dhe provave të paraqitura.
  • Komunikimin me raportuesin, nëse është e nevojshme, për sqarime ose informacion shtesë.

Në varësi të vlerësimit, KShH mund të:

  • Ofrojë konsultim ligjor ose administrativ.
  • Referojë çështjen te institucioni kompetent.
  • Përdor informacion të anonimizuar për monitorim dhe advokim publik.

Koha e shqyrtimit varet nga kompleksiteti i rastit dhe nga informacioni i paraqitur. Në përgjithësi, shqyrtimi kryhet brenda 2 deri në 7 ditë pune.

Po. Ankesat mund të paraqiten si ndaj institucioneve publike ashtu edhe ndaj subjekteve private që ushtrojnë funksione apo ofrojnë shërbime me interes publik.

Jo. Paraqitja e ankesave dhe denoncimeve është falas.

Konfidencialiteti i të dhënave garantohet përmes procedurave të brendshme të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), të cilat sigurojnë që çdo informacion i marrë të trajtohet me kujdes të lartë profesional dhe të mos ndahet me palë të treta, përveç rasteve kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi ose kur është dhënë pëlqimi i përdoruesit.

Të dhënat personale mbrohen dhe përdoren vetëm për qëllime të shqyrtimit të rastit. Në rastet kur informacioni përdoret për raportim ose advokim publik, ai anonimizohet plotësisht për të garantuar mosidentifikimin e individit.

Të dhënat personale mbrohen dhe përdoren vetëm për qëllime të shqyrtimit të rastit. Në rastet kur informacioni përdoret për raportim ose advokim publik, ai anonimizohen plotësisht për të garantuar mosidentifikimin e individit.

Konfidencialiteti & Mbrojtja e të Dhënave

Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë mbrojtjes së informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve.

Për këtë arsye, garantojmë:

  • Ruajtje të sigurt të të dhënave;
  • ⁠ ⁠Akses të kufizuar vetëm për stafin e autorizuar;
  • ⁠ ⁠Trajtim konfidencial të informacionit personal;
  • ⁠ ⁠Mosndarje të të dhënave me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji.

Nëse nuk gjeni përgjigjen që kërkoni, mund të përdorni skedën “Kërko Këshillë” për të parashtruar pyetjen tuaj drejtpërdrejt tek ekipi ynë.